Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne (12 gusht) në Durrës. Një 47-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni i pallatit.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale, megjithatë kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 21:50, në lagjen nr.5 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi A. P., 47 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co