Natë për t’u harruar për shumë nga ekipet pretendente në NBA në të dyja konferencat. Kampionët e Denver u mundën 105-100 në fushën e Oklahoma City Thunder, skuadra surprizë e këtij sezoni në NBA.
Mungesa e Jokic u ndje te Denver, ndërsa Shai realizoi 34 pikë për vendasit. Për pasojë, Nuggets bien në vendin e katërt, ndërsa Oklahoma rimerr vendin e dytë në Perëndim.
[embedded content]
Minnesota mbron vendin e parë, duke mundur thellë 121-87 Dallas Mavericks. Ndeshje pa histori, me vendasit që udhëhoqën gjatë gjithë kohës, me Towns më i miri në parket, autor i 29 pikëve.
[embedded content]
Në Lindje, humbet edhe skuadra e Milwaukee, që u mund 119-116 nga Portland. Ndeshje e ekuilibruar, ku vendasit bënë diferencën në fund. Antetokounmpo dhe Lillard realizuan 52 pikë së bashku, por nuk mjaftuan për Bucks, ndërsa për Blazers, Simons me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë. Humbja e dytë radhazi për Bucks, por gjithsesi, mbesin në vendin e dytë në Lindje.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co