Bota Shqiperia

Humbën rrugën gjatë eksplorimit te “Shpella e Pëllumbasit”, policisë u shkon në ndihmë dy turistëve gjermanë













































Policia u ka shkuar në ndihmë 2 turistëve gjermanë të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.

shpella

Pas disa orësh kërkimesh, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e turistëve, në gjendje të mirë shëndetsore.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 u vijnë në ndihmë 2 turistëve gjerman të cilët humbën rrugën gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”.

Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, dy turist gjerman(nënë e bir) kishin humbur rrugën, gjatë eksplorimit në natyrë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Njësinë Alpine e Forcës Kombëtare të Sigurisë Tiranë, menjeherë kanë organizuar punën për ti ardhur në ndihmë.

Pas disa orësh kërkimesh, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e turistëve, në gjendje të mirë shëndetsore.

Turistët gjerman kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia e Tiranës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të turistëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts