Humbi kontaktet me komandantin e lartë të Forcave Quds/ Irani: Është mirë me shëndet

humbi kontaktet me komandantin e larte te forcave quds irani eshte mire me shendet
humbi kontaktet me komandantin e larte te forcave quds irani eshte mire me shendet

Komandanti i lartë i Forcave Quds të Iranit, Esmail Qaani është “mirë me shëndet”, ka thënë të hënën zëvendëskomandanti i forcës Iraj Masjedi, pasi burimet iraniane të sigurisë i kanë thënë Reuters se e kishin humbur kontaktin me të që nga sulmet në Bejrut javën e kaluar.

“Ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po kryen aktivitetet e tij. Disa kërkojnë që të nxjerrim një deklaratë por nuk ka nevojë për këtë”, citohet të ketë thënë Masjedi nga mediat shtetërore duke iu referuar Qaanit.

Një nga zyrtarët duke folur për Reuters kanë thënë se Qaani ishte në periferitë jugore të Bejrutit, të njohura si Dahiyeh, gjatë një sulmi javën e kaluar që u raportua se kishte në shënjestër zyrtarin e lartë të Hezbollahut, Hashem Safieddine.

Izraeli ka goditur objektiva të shumta në Dahiyeh ndërsa ka nisur një fushatë kundër grupit libanez të mbështetur nga Irani, Hezbollahut.

Teherani e emëroi Qaanin kreun e shërbimit të zbulimit ushtarak jashtë shtetit të Korpusit të Gardës Revolucionare pasi Shtetet e Bashkuara vranë paraardhësin e tij të fuqishëm Qassem Soleimani në një sulm me dron në Bagdad në vitin 2020.

Forca Quds ndikon shumë në grupet e saj të armatosura aleate në të gjithë Lindjen e Mesme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co