Shqiperia

Humbi kontrollin e mjetit teksa po e drejtonte, 23-vjeçarja përfundon në spital

humbi kontrollin e mjetit teksa po e drejtonte 23 vjecarja perfundon ne spital
humbi kontrollin e mjetit teksa po e drejtonte 23 vjecarja perfundon ne spital

Një 23-vjeçare me inicialet M.V., ka përfunduar në spital teksa ka humbur kontrollin e mjetit.

Sipas informacioneve nga Polici e Shkodrës, 23-vjeçarja ka qenë duke udhëtuar në fshatin Barbullush kur ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Teksa e reja është transportuar në spital dhe po merr ndihmë mjekësore, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në fshatin Barbullush, shtetasja M. V., 23 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasja M. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts