Një 33-vjeçar është dërguar në spital, pasi është rrëzuar nga mjeti Jet Ski me të cilin po lundronte ë det.
Sipas policisë, duke lundruar jashtë perimetrit të sigurisë ujore dhe bovave të vendosura për zonat e pushuesve, me një mjet lundrues Jet Ski të marrë me qira, së bashku me vëllain e tij, dyshohet se i riu ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë.
Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Himarës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.
Njoftimi i policisë:
Sot, në Dhërmi, shtetasi S. T., 33 vjeç, duke lundruar jashtë perimetrit të sigurisë ujore dhe bovave të vendosura për zonat e pushuesve, me një mjet lundrues Jet Ski të marrë me qira, së bashku me vëllain e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe si pasojë e rrëzimit në det, ka mbetur i dëmtuar vetë.
33-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore të specializuar në spitalin e Vlorës.
Mjeti lundrues është shoqëruar në portin e Himarës për verifikime të mëtejshme nga Policia Kufitare.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co