Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh nënkryetari i Parlamentit dhe nënkryetari i PD do ta kalojë natën në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Me urdhër të mjekëve ai u transferua nga Spitali i Traumës drejt QSUT-së për të qëndruar aty nën kujdesin e mjekëve.
Nuk dihen ende saktësisht se çfarë ka ndodhur me deputetin demokrat, por opozita pretendon se ai është dhunuar nga forcat e policisë. Kjo e fundit mohon se ka ushtruar dhunë ndaj Gjekmarkajt, por thekson se ai nuk është ndjerë mirë dhe u largua nga protesta.
Nga spitali i Traumes ku ai qendroi per disa ore u shpreh se me përbuzje e kanë shtyrë, edhe pse i është prezantuar se është nënkryetari i Parlamentit.
“Isha i mbështetur te një makinë, u thashë jam nënkryetari i Parlamentit, jam profesor në Universitet. Më shtynë, as më shikonin në sy kështu…Me përbuzje! Më ushtruan presion në gjoks dhe mbeta pa frymë”, tha Gjekmarkaj.