Humbja e Erdogan në Turqi, ish-ambasadori Nesho: Ja arsyet e humbjes së fitores së opozitës në zgjedhje

humbja e erdogan ne turqi ish ambasadori nesho ja arsyet e humbjes se fitores se opozites ne zgjedhje
humbja e erdogan ne turqi ish ambasadori nesho ja arsyet e humbjes se fitores se opozites ne zgjedhje

Ish-ambasadori Agim Nesho, i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar humbjen e partisë së Presidentit turk Erdogan në zgjedhjet e fundit.

Nesho u shpreh se arsyeja kryesore e humbjes së Erdogan ishte akumulimi i problemeve, si ekonomia, mosfunksionimi i drejtësisë apo kufizimi i lirive.

“Ajo që është e rëndësishme është se opozita për herë të parë ka fituar votën popullore që nga dalja e Erdoganit në pushtet. Kishte një akumulim sepse Erdogan dhe sistemi politik në Turqi kishin sjellë një pakënaqësi të shtuar te populli. Kufizimi i lirive ishte ndër faktorët kryesorë, mosfunksionimi i drejtësisë, polarizimi i tejskajshëm në kushtet e popullit. Politika ishte ndarë mes erdoganistëve dhe opozitës. Ekonomia po ashtu ka ndikuar me inflacionin që aktualisht është 69%, me Erdogan që ndërhyn drejtpërdrejt në çështjet e ekonomisë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →