Bota Shqiperia Sport

Humbja kundër Milanit, Lautaro Martinez: Kur ndeshjet nisin keq janë shumë të vështira për t’u rikuperuar…

humbja kunder milanit lautaro martinez kur ndeshjet nisin keq jane shume te veshtira per tu rikuperuar





































Lautaro Martinez ka folur pas ndeshjes duke marrë përgjegjësitë e humbjes. Kapiteni thotë se zikaltrit duhet që të punojnë sepse nuk mund të luajnë kështu.

Inter-Milan-Striker-Lautaro-Martinez-1-scaled

“Nuk kemi bërë ndeshjen që duhet të bënim. Në pjesën e dytë bëmë më mirë, por qasja ishte e gabuar. Nuk ishim Interi dhe kur ul ritmin dhe topin e qarkullon shumë ngadalë nuk fiton ndeshjet. Kur ndeshjet nisin keq janë shumë të vështira për t’u rikuperuar. Edhe pse gjithmonë ishim në ndeshje, ata na shënuan në një goditje standarde. Dhe në fund derbet fitohen me detaje. Duhet që të përmirësohemi shumë”, ka thënë kapiteni i Interit.

Ai tregoi edhe rrugën se si dilet nga kjo situatë.

“Duke punuar siç bëjmë gjithmonë mund të dalim nga kjo situatë. Duhet të ulim kokën dhe të punojmë, unë i pari. Tani duhet që të përqendrohemi tek ndeshja e radhës, të cilën duhet ta fitojmë patjetër”, ka thënë kapiteni i Interit Lautaro Martinez pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts