Sport

Humbja ndaj Skënderbeut, tekniku i Erzenit: Duhet të reagojmë, kundështari meritoi fitoren

humbja ndaj skenderbeut tekniku i erzenit duhet te reagojme kundeshtari meritoi fitoren
humbja ndaj skenderbeut tekniku i erzenit duhet te reagojme kundeshtari meritoi fitoren

Tekniku i Erzenit, Skerdi Bejzade komentoi humbjen 0-3 ndaj Skënderbeut.

“Ne në fakt kishim marrë përsipër të fitonim ndeshjen. Synimi ishte vetëm tre pikët, por siç e pamë brenda 5-6 minutave pësuam dy gola të shpejtë dhe gjithçka na ndryshoi, rrjedha e lojës, situatat. Erdhëm te rasti që me një penallti mund ta kthenim lojën dhe kur hynim në dhomat e zhveshjes ndryshonte mentaliteti e psikologjia e lojtarit. Por kur humb 3-0 nuk ke çfarë të thuash më mbrapa, Skënderbeu e meritoi fitoren.

Edhe si lojtar, edhe si trajner nuk e kam përjetuar ndonjëherë që të pësoj dy gola kaq shpejt. Ka lojtarë që gabojnë në mënyrë të ndryshme apo presioni më i madh se sa duhet, kjo ka ndikuar dhe gabuam e Skënderbeu na ndëshkoi direkt. Ne provuam, kjo më vjen keq, se patëm disa raste që nuk është se do të ndryshonim lojën, por për ta, që t’i kishim sulmuesit gati për ndeshjet në vijim. Kjo skuadër duhet të ngrihet psikologjikisht e të bëjmë më të mirën, ndeshje ka shumë, kualitet kanë. Me sa shoh do të reagojmë në ndeshjet në vijim” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts