Sport

Humbja në miqësore, flet Motta: Nuk dolëm dot në lojën tonë, mund të bëjmë më mirë

humbja ne miqesore flet motta nuk dolem dot ne lojen tone mund te bejme me mire
humbja ne miqesore flet motta nuk dolem dot ne lojen tone mund te bejme me mire

Numri një i pankinës së Juventusit, Thiago Motta,analizoi humbjen në miqësore kundër Nurnberg.

“Nuk mundëm të futeshim në lojë, ta kontrollonim lojën. Në fillim të pjesës së dytë shkoi shumë më mirë. Merituam edhe golin e barazimit që për mendimin tim mund ta ndryshonte ndeshjen.

Por nuk është alibi, mendoj se duhet dhe mund të bëjmë më mirë, por në përgjithësi, përtej rezultatit. Mund ta kishim mbajtur diçka më tepër topin për t’u organizuar dhe gjithashtu ta lodhim kundërshtarin përpara se të gjenim hapësirën për kundërsulme” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts