Huthit në Jemen: Rrëzuam një dron të SHBA-së

huthit ne jemen rrezuam nje dron te shba se
huthit ne jemen rrezuam nje dron te shba se

Huthit e mbështetur nga Irani në Jemen njoftuan se kanë rrëzuar një tjetër mjet ajror të armatosur pa pilot (dron) të SHBA-së në qytetin Dhamar në veri të vendit, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi ushtarak i Huthive, Yahya Saree në një video-deklaratë në televizion tha se kanë rrëzuar një dron të tipit MQ-9 që i përkiste ushtrisë amerikane në qiejt e qytetit Dhamar.

Ai thekson se droni amerikan u godit dhe u rrëzua gjatë misionit në qiejt e qytetit Dhamar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Huthive.

Zëdhënësi Saree tha se numri i dronëve të tipit MQ-9 të rrëzuar gjatë luftës së tyre kundër SHBA-së dhe Izraelit në mbështetje të Rripit të Gazës është rritur në 10.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co