Hyri me forcë në ambientet një bankës dhe qëndroi për disa sekonda, jepet masa e sigurisë për 38-vjeçarin

hyri me force ne ambientet nje bankes dhe qendroi per disa sekonda jepet masa e sigurise per 38 vjecarin








































Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia Valter Xhelillarin, i cili hyri me forcë brenda ambienteve të një banke të nivelit të dytë në qytet.

Valter Xhelillari

Togat e zeza kanë caktuar masën sigurisë “detyrim paraqitje” për 38-vjeçarin. Ai u arrestua nga policia dy ditë pasi hyri në gjendje të dehur në bankën e nivelit të dytë.

Pas vendosjen në pranga nga uniformat blu, ai deklaroi se nuk mbante mend asgjë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 21 Dhjetorit në lagjen nr.3 të qytetit të Korçës. Rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një bankës, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, pa marrë asgjë.

“Pas identifikimit të autorit të dyshuar, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Policisë lokalizuan në lagjen nr.6 në Korçë dhe vunë në pranga shtetasin V. Xh., 38 vjeç, banues në Korçë.

Më datë 21.12.2024, rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, pa marrë asgjë”, njoftoi policia të hënën (23 Dhjetor).

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →