Kuriozitete

Hyri në rekordin botëror të Guinness, njihuni me gruan me gjuhën më të gjerë në botë

hyri ne rekordin boteror te guinness njihuni me gruan me gjuhen me te gjere ne bote

Kemi një rekord të ri për gruan me gjuhën më të madhe në planet. Përmasat e gjuhës së saj, kanë bërë që ajo të hyjë në rekordet botërore Guinness.

Ajo quhet Brittany Lacayo, një avokate nga Teksasi. Gjuha e saj është 7.90 centimetra në pikën e saj më të gjerë. Gjerësia e gjuhës së avokates amerikane është 2.5 centimetra më e gjerë se gjatësia e saj, nëse matet nga maja deri në mes të buzës së sipërme të mbyllur.

“Njerëzit janë të shokuar, por mendojnë se është qesharake”, tha ajo.

Njihuni me gruan që hyri në rekordin botëror të Guinness

Kështu Lacayo rrëzon nga froni Emily Schlenker, gjithashtu nga SHBA, gjuha e së cilës ishte 7.33 centimetra e gjerë. Ajo e mbante rekordin prej një dekade.

“Ky rekord nuk ishte thyer në 10 vjet deri më tani: mbajtësja e mëparshme ishte Emily Schlenker (SHBA), e cila fitoi titullin si adoleshente me një gjuhë 7.33 cm të gjerë,” shpjegoi GWR.

Dhe për hir të krahasimit, rekordi i meshkujve i takon ende Brian Thompson (SHBA), me një gjuhë 8.88 centimetra të gjerë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts