Bota Sport

Hysaj pas humbjes ndaj Italisë: Të shohim se çfarë do të ndodh kundër Kroacisë, asgjë nuk është e pamundur…

hysaj pas humbjes ndaj italise te shohim se cfare do te ndodh kunder kroacise asgje nuk eshte e pamundur

































Mbrojtësi i krahut të Shqipërisë, Elseid Hysaj, ka folur për “Tutomercatoweb” pas humbjes kundër Italisë. Ai shprehet se do tentojnë të fitojnë kundër Kroacisë dhe gjithçka është e mundur të ndodh.

hysaj

Elseid Hysaj, si po ke vuajtur kaq shumë pas avantazhit fillestar?
“Italia pati një reagim shumë të fortë. Ata ishin të mirë sepse i krijuan ato dy aksione dhe i shndërruan në gola. Ne patjetër duhej të ishim pak më të kujdesshëm, por do të përpiqemi të përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme”.

Çfarë drejtimi ka marrë ky grup? Si e shihni atë?
“Grupi mund të ndryshojë në çdo moment, siç e kemi parë që mund të kishim barazuar edhe në minutën e fundit dhe ndeshja mund të kishte ndryshuar. Ne duhet të shpresojmë dhe të mos humbasim besimin. Ne do të bëjmë llogaritë në fund.”

Tani për ju, ndeshja për të fituar është ajo e radhës kundër Kroacisë…
“Dy ndeshjet e ardhshme janë të dyja të vështira për t’u fituar, ne duhet të marrim ndeshje pas ndeshjeje dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë kundër Kroacisë”.

E prisnit këtë reagim nga Italia?
“Nga Italia po sepse ata janë kampionët në fuqi, ata janë një ekip i fortë dhe mund të presësh një reagim të tillë nga Italia. Ata kanë kampionë që mund të ndryshojnë lojën.”

Tani bëhet e vështirë…
“Por asgjë nuk është e pamundur, ne duhet të besojmë në të siç bëmë në eliminatore”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts