Bota Kuriozitete

I akuzuar për dhunë ndaj një personazhi të njohur të TikTok dhe i shpallur në kërkim në Kosovë, Noizy njofton koncertin e radhës

i akuzuar per dhune ndaj nje personazhi te njohur te tiktok dhe i shpallur ne kerkim ne kosove noizy njofton koncertin e radhes





































Raperi shqiptar, Noizy, i cili është shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj personazhit të TikTok, Medi Iseni në një klub nate në Pejë mëngjesin e 2 Gushtit, duket se nuk do të dorëzohet në polici pas lëshimit të fletarrestit ndaj tij.

Medi Iseni noizy

Pasi më herët njoftoi anulimin e koncertit të tij në Gjilan, reperi ka njoftuar se do të jetë në koncertin e tij të radhës më 7 gusht, në Sarandë.

“Koncerti më i bukur në jug të Shqipërisë, Saranda bëhuni gati”, ka shkruar Noizy në postimin e tij.

noizy

Ndaj Noizy-t është lëshuar fletëarresti nga autoritetet kosovare dhe uniformat blu po bëjnë kërkime për vendosjen e tij në pranga.

Po ashtu, ka dyshime se reperi shqiptar ndodhet ende në Kosovë dhe madje ka performuar në një klub nate. Operacioni për kërkimin e Noizyt është duke u realizuar me urdhër të Prokurorisë në Pejë.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi, ka apeluar për bashkëpunim: “Nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim. I bëjmë apel këngëtarit që të paraqitet tek organet kompetente”, ka thënë ai.

Dy reperët, Noizy dhe Stresi, u raportuan se pak ditë më parë u përfshi në një sherr me një grup tjetër, ku u rrah TikTok-eri i njohur, Medi Iseni.

Nga ana tjetër pritet të shihet se çfarë do të ndodhë këto ditë me Noizyn, meqë i është lëshuar edhe një flet-arrest.

Ai bashkë me Stresin kanë reaguar duke thënë se nuk kanë të bëjnë me çështjen dhe se nuk e kanë prekur fare Medi Isenin.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts