Gjykata Rajonale e Minskut në Bjellorusi dënoi me vdekje një shtetas gjerman muajin e kaluar, raportuan të premten aktivistët e të drejtave të njeriut.
Rico Krieger, u vu në gjyq në maj me akuzat për terrorizëm, si dhe “të qenit mercenar”, “krijimi i një grupi ekstremist”, “dëmtimi i qëllimshëm i një automjeti” dhe “operacione të paligjshme me armë zjarri, municione dhe eksploziv”.
Dënimi thuhet se është dhënë në fund të qershorit, sipas aktivistëve.
Asnjë detaj tjetër, duke përfshirë nëse Krieger është ende gjallë, nuk dihen për rastin në këtë moment.
Sipas profilit të Krieger në LinkedIn, ai kishte punuar në Kryqin e Kuq Gjerman që nga viti 2021 si teknik i urgjencës mjekësore.
Ai u rendit gjithashtu si roje sigurie në ambasadën amerikane në Berlin midis 2014 dhe 2017.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co