Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për trafik droge në Itali. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet E. F., 38 vjeç.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit, operacioni policor i koduar “Potenza”. I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 38-vjeçar.
Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Potenza”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën “Perlat Rexhepi” dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin E. F., 38 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Potenza, Itali, i ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizatë kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co