Shqiperia

I akuzuar për vrasjen e Endrit Mustafës, Ibrahim Lici përfaqësohet nga një prej avokatëve më të njohur në Turqi, ekstradimi në pikëpyetje

i akuzuar per vrasjen e endrit mustafes ibrahim lici perfaqesohet nga nje prej avokateve me te njohur ne turqi ekstradimi ne pikepyetje
i akuzuar per vrasjen e endrit mustafes ibrahim lici perfaqesohet nga nje prej avokateve me te njohur ne turqi ekstradimi ne pikepyetje

Ibrahim Lici, i arrestuar në 13 shkurt në Turqi raportohet se ka pajtuar një prej avokatëve më të njohur turq.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për BalkanWeb se përmes përfaqësuesit të tij ligjor, Lici kërkon të ndryshojë masën e caktuar ndaj tij.

Ky veprim ngre pikëpyetje nëse Lici do të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur me drejtësinë shqiptare apo do të lirohet.

Kujtojmë se Lici ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për vrasjen e Endrit Mustafës.

Në momentin e arrestimit Lici ishte në banesën e një miku të tij në Stamboll, ndërsa gjatë kontrollit i janë gjetur një armë, 50 fishekë, dokumente të falsifikuara në emër të një shtetasi belg.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts