Shqiperia

I arratiset policisë me shpejtësi, por…./Veprimi i çuditshëm i 47-vjeçarit nga Bilishti në dalje të Kakavijës

i arratiset policise me shpejtesi por veprimi i cuditshem i 47 vjecarit nga bilishti ne dalje te kakavijes
i arratiset policise me shpejtesi por veprimi i cuditshem i 47 vjecarit nga bilishti ne dalje te kakavijes

Një 47-vjeçar nga Bilishti nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ushtruar kontroll në automjetin dhe pasi është ndaluar, forcat e rendit nuk i kanë gjetur asgjë të jashtëligjshme.

Ende nuk dihet se pse ky shtetas ka ndërmarrë një veprim të tillë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 47 vjeç, banues në Bilisht, pasi në dalje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, duke drejtuar automjetin tip “Suzuki”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë, për të ushtruar kontroll në automjetin e tij. Më pas gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë dhe në skaner, nuk janë gjetur sende të kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts