Një 39-vjeçar shqiptar i arrestuar 12 herë është parë i lirë teksa lëvizte në rrugët e Athinës. Mediat në shtetin fqinj thonë ai u arrestua së fundmi bashkë me partneren e tij.
Ndërkohë brenda makinës së tyre të marrë me qira, u gjetën pako me eksploziv dhe detonatorë në një vend të posaçëm nën timon. Në një zonë tjetër të mjetit, policia zbuloi edhe një pistoletë.
Në orët e para të pasdites të së shtunës, 39-vjeçari dhe partnerja e tij 33-vjeçare janë nxjerrë para prokurorit publik, i cili i ka proceduar për veprën penale të mbajtjes dhe furnizimit me lëndë plasëse.
39-vjeçari u dënua me burgim të përjetshëm për çështje droge në vitin 2008, por u lirua në vitin 2015.
Sipas burimeve policore të cituara nga Mega, 39-vjeçari dyshohet se është pjesëtar i një grupi grabitësisht dhe lënda plasëse ishte menduar për ndërtimin e një bombe, e cila do të vendosej në një makinë apo dyqan.
Ai u arrestua 12 herë
39-vjeçari me inicialet R.A u arrestua fillimisht dhe u dëbua më 11.04.2007. Më pas më 10.11.2008, një vit më vonë ai u dënua me burgim të përjetshëm për drogë.
Më datë 31.07.2015 ka dalë nga spitali psikiatrik Korydallos dhe pikërisht atëherë është urdhëruar dëbimi i përjetshëm nga vendi.
Më pas ai u arrestua edhe 8 herë të tjera, së fundmi më 06.03.2024 për dhunë në familje dhe më 04.06.2024 për përdhunim të një të miture.