Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako do të lirohet nga burgu.
Vendimi është marrë sot nga GJKKO, që ka vendosur “Arrest shtëpie” për Vangjush Dakon.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se një vendim i tillë është marrë nga gjykata për shkak të afateve të paraburgimit.
Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, është i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste, në lidhje me një pallat që u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe projektin e promenadës.
Kujtojmë se Dako është shpallur gjithashtu non grata edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar dje hyrjen në Shtetet e Bashkuara ish-kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe anëtarëve të familjes së tij. Vendimi është marrë nga sekretari Amerikan i Shtetit, ku theksohet se Dako është përfshirë në raste madhore korrupsioni.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co