I bëri atentat Trumpit, kush ishte agresori. 20-vjeçari ishte regjistruar si republikan, por dhuroi 15 dollarë për…

i beri atentat trumpit kush ishte agresori 20 vjecari ishte regjistruar si republikan por dhuroi 15 dollare per
i beri atentat trumpit kush ishte agresori 20 vjecari ishte regjistruar si republikan por dhuroi 15 dollare per

Plot mister është e mbushur jeta e autorit të dyshuar të sulmit ndaj Donald Trump, 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks.

Crooks, i cili u qëllua për vdekje në vendngjarje, po punonte si ndihmës kuzhine në një shtëpi pleqsh pranë vendlindjes së tij në Pensilvani, ku ai u diplomua nga shkolla e mesme në 2022. Bashkëmoshatarët dhe mësuesit e tij e kanë përshkruar atë si të respektueshëm, të zgjuar dhe të qetë, ndërsa këshilltari i tij në shkollë tha për Reuters se ai kurrë nuk e dinte se Crooks ishte i përfshirë në çështje politike.

Mediat amerikane kanë raportuar se ai ishte një republikan i regjistruar, duke përmendur të dhënat e votuesve të shtetit, por ai gjithashtu raportohet se ka dhuruar 15 dollarë për grupin e fushatës liberale ActBlue në 2021. FBI tha të dielën se nuk gjeti ndonjë gjuhë kërcënuese në profilin e mediave sociale të Crooks, apo të kishte ndonjë histori të problemeve të shëndetit mendor.

Ata thanë se besojnë se arma e përdorur – një pushkë 556 e stilit AR – ishte blerë ligjërisht nga babai i tij, por që qëlluesi veproi i vetëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →