Gazetari sportiv Arlind Sadiku është përjashtuar nga Federata e Futbollit Europian.
Ky lajm ka qarkulluar ditën e sotme, teksa gazetari i “Klan Kosova” nuk është lejuar të futet dhe raportojë në stadium sot gjatë ndeshjes së Kroacisë dhe Shqipërisë.
Arsyeja e pezullimit ishin gjestet antisportive që Sadiku u bëri tifozëve serbë gjatë ndeshjes që këta të fundit po zhvillonin kundër Anglisë. Ai bëri me shenjë shqiponjën kuqezi drejtë tyre. Për këtë gjë Federata Serbe e Futbollit është ankuar në UEFA dhe kjo e fundit ka marrë vendimin final, që është edhe pezullimi i Sadikut.
SONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co