Shqiperia

“I dashur Ismail, s’ta tregoj dot se ç’më panë sytë kur u mora me funeralin tënd”, Rama në homazhet për Kadarenë: Para se të ikja më dhe atë përgjigjen që…

i dashur ismail sta tregoj dot se cme pane syte kur u mora me funeralin tend rama ne homazhet per kadarene para se te ikja me dhe ate pergjigjen qe
i dashur ismail sta tregoj dot se cme pane syte kur u mora me funeralin tend rama ne homazhet per kadarene para se te ikja me dhe ate pergjigjen qe

Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë ceremonisë shtetërore të mbajtur në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në nder të Isamil Kadaresë, ai u shpreh se se Kadareja e meritonte që të nderohej me një ceremoni shtetërore dhe të kishte një banesë ku të prehej në paqe.

Teksa rrëfen bisedat që ka pasur me Kadaresë, kryeministri shprehet se tani e kupton se përse ai nuk vazhdoi të shkruante më, sepse i ka thënë të gjitha me penën dhe shkrimet, thotë Rama.

[embedded content]

Gjithashtu Rama thotë se detyra jonë tashmë është ta përcjellim me nderime dhe se do ketë përpjekje për të mos e zhgënjyer, sepse Kadareja jetonte për Shqipërinë dhe e donte shumë atë.

Rama:

‘E gjitha kjo duket si një novelë e pashkruar, si dikur burgu që I futën në shpi të vdekur për së gjalli, duket si novelë mënyra si u trajtuan shkrimtarët dhe artistët e mëdhenj.

Por s’mund të mungojnë në këtë novelë edhe plot të tjerë të varrosur e ç’varrosur.

Në rolin e nënpunsit nga qeveria mendova qe po të bënim një kullë mbrapa Skënderbeut për të gjithë emrat e mëdhenj do ta mbyllnin.

Pastaj u ndala i tmerruar se pash numrin e papërballueshëm të kërkesave të shumta për idenë ku ta varrosnim.

I dashur Ismail nuk ta tregoj do t sa do doja të ta tregoja ç’më panë sytë e ç’më tha mendja për tu marr me varrimin tënd.

Por së paku faleminderit që më dhe atë përgjigjen që s’ta mora kur ishe gjallë më thoje nuk shkruajë më sepse i kam thënë të tëra.

Më dukej mëkat që pena e tij rrinte e nuk shkruante më, por sot them që pena e tij i ka thënë të gjitha .

Kam bindjen që ky vend nuk do e zhgënjej kurrë, Kadareja tha se jetoj për të e ky vend për të do të jetojë”, u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts