“I dashuri im s’ka qenë i martuar”- U shpërfytyrua nga dy motrat Berisha, reagon sërish Klea Prenga: Nuk kam ndërhyrë në asnjë marrëdhënie! Ne u njohëm kur ai…

i dashuri im ska qene i martuar u shperfytyrua nga dy motrat berisha reagon serish klea prenga nuk kam nderhyre ne asnje marredhenie ne u njohem kur ai





































Klea Prenga, 24-vjeçarja e cila u dhunua brutalisht nga ish-banorja e Big brother Vip, Antonela Berisha, dhe motra e kësaj të fundit, Marinela Berisha, ka reguar sërish lidhur me ngjarjen, duke sqaruar dhe raportin me partnerin e saj, i cili ishte dhe ‘molla e sherrit’.

antonela berisha marinela berisha klea prenga2

Përmes në reagimi në rrjetet sociale, Klea Prenga shprehet se ajo nuk ka ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme të partnerit të saj dhe Marinela Berishën.

Sipas saj, personi me të cilin ajo ka qenë në një lidhje, nuk ka qenë i martuar, por ka një fëmije nga marrëdhënia që ka pasur më parë, e cila sipas saj, ka përfunduar para se ata të njiheshin.

“Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qene asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij”, shkruan 24-vjeçarja.

Klea Prenga, (1)

Ndër të tjera, ajo ka bërë thirrje për vënien para drejtësisë të dy motrave Berisha, të cilat janë ende në kërkim që prej sulmit ndaj së resë.

“Une bëj thirrje që autoritetet shqiptarë të angazhohen maksimalisht për të sjellë autorët e këtij akti të tmerrshëm para drejtësisë.  Ky sulm nuk duhet te kaloje pa ndëshkim, dhe është e domosdoshme që shteti të siguroje mbrojtjen time. Po shpresoj dhe kërkoj që shteti shqiptar të zgjidhe ketë çështje me prioritet, duke kapur dhe ndëshkuar autorët e këtij akti dhune”, shprehet ajo.

Po ashtu, ajo ka paralajmëruar se çështjen do ta ndjek edhe në shtete e huaja ku ajo është rezidente.

klea prenga sqarim dhunimi

Reagimi i plotë

Dua të bëj të qartë se nuk kam ndërhyrë në asnjë marrëdhënie ekzistuese apo të mëparshme. Personi me të cilin kam qenë në një lidhje prej më shumë se disa muajsh, nuk ka qenë i martuar. Ai ka një fëmijë nga një marrëdhënie e mëparshme, e cila kishte përfunduar plotësisht përpara se unë të njihesha me të.

Marrëdhënia që ai kishte me ish-partneren e tij ishte e mbyllur shumë kohë më parë, dhe asnjë moment nga lidhja jonë nuk ka ndikuar në atë marrëdhënie. Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë apo shkak i ndonjë konflikti apo mosmarrëveshjeje mes tij dhe ish-partneres së tij.

Pas sulmit brutal që më është kryer, i cili më ka shkaktuar lëndime serioze fizike dhe emocionale, dua t’i drejtohem shtetit shqiptar për të reaguar me vendosmëri dhe urgjencë. Unë bëj thirrje që autoritetet shqiptare të angazhohen maksimalisht për të sjellë autorët e këtij akti të tmerrshëm para drejtësisë. Ky sulm nuk duhet të kalojë pa ndëshkim, dhe është e domosdoshme që shteti të sigurojë mbrojtjen time.

Po shpresoj dhe kërkoj që shteti shqiptar të zgjidhë këtë çështje me prioritet, duke kapur dhe ndëshkuar autorët e këtij akti dhune.

Gjithashtu çështja do ndiqet edhe përmes autoriteteve në shtetet ku unë jam rezidente, për të siguruar që drejtësia të vihet në vend. Kjo situatë nuk mund dhe nuk do të mbyllet pa marrë masat e nevojshme ndaj atyre që janë përgjegjës për këtë akt të tmerrshëm.

Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj dhe mesazhet e shumta!

klea prenga (5)

NGJARJA

Shkak i ngjarjes mësohet se kanë qenë dyshimet e Marinela Berishës se burri i saj e tradhtonte me 24-vjeçaren.

Si shenjë hakmarrje dy motrat, dyshohet se kanë shkuar në restorantin në kryeqytet ku ndodhej Klea Prenga dhe e kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë, duke i shkaktuar plagë të thella, mbrëmjen e 6 Gushtit.

klea prenga (2)

Menjëherë pas ngjarjes Klea Prenga është transportuar nga policia me ambulancë te Spitali i Traumës, ku ka marrë ndihmë të specializuar mjekësore.

Policia ka bërë sekuestrimin e pamjeve filmike në restorantin ku ndodhi ngjarja dhe i është marrë deklarim 24-vjeçares si edhe personave që kanë dijeni për ngjarjen.

Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetaset Antonela dhe Marinela Berishaj pasi jane autore të dyshuara për veprën penale të “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

klea prenga (3)

Në pamjet e siguruara nga Panorama Online shfaqen motrat Antonela dhe Mariela Berisha, të veshura sport teksa futen në ambientetit e restorantit luksoz mbrëmjen e 6 gushtit.

Siç duket edhe në këto pamje sapo futen në lokal, Mariela Berisha merr një gotë qelqi nga një tavolinë tjetër dhe fillon të dhunojë Prengën. Pas saj shfaqet e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re.

Mes të tria vajzave nis një përleshje, ku e dëmtuar në fytyrë mbeti Prenga. Në këtë moment ndërhynë persona të tjerë në lokal që ndanë motrat Berisha nga vajza e re.

motrat berisha klea prenga antonela berisha mariela berisha dhuna sherri

Ishte vetë 24-vjeçarja që bëri publik rastin, me anë të një reagimi në Instagram, ku u shpreh se ishte goditur padrejtësisht, ndërsa shton se personi që e ka dhunuar nuk ka bashkëshort dhe as i ka ndërhyrë në familje.

Ajo quajti motrën e Antonela Berishës, ish-konkurrentes së “Big Brother VIP 1” si femër me vetëbesim të ulët e cila beson se mund të fitojë gjithçka me forcë.

“Akuza të rënda dhe përmendje e emrave pa e ditur situatën janë të tepërta dhe të papërgjegjshme. Kur dikush më sulmoi pa të drejtë, duke sjellë akuza të pabaza dhe duke ndërhyrë në jetën time, ndjeva që është e nevojshme të mbrohem. Personi që më sulmoi nuk ka burrë dhe as nuk i ka ndërhyrë dikush në familje. Megjithatë, kjo situatë më kujton se femrat me vetëbesim të ulët shpesh besojnë se gjithçka mund të merret me forcë. Ata nuk arrijnë të kuptojnë se fuqia e vërtetë vjen nga qëndrimi me dinjitet, nga zgjidhja për të mos u ulur në të njëjtin nivel me ata që përhapin negativitet. Është e rëndësishme të kuptojmë se sjellja e tyre reflektim më shumë për to sesa për ne. Njerëzit që sulmojnë të tjerët shpesh e bëjnë këtë për të mbuluar pasiguritë e tyre, për të shmangur reflektimin mbi problemet e veta.

Ata që mendojnë se gjithçka merret me forcë, zakonisht janë ata që nuk kanë njohur asnjëherë fuqinë e komunikimit të hapur, të ndershëm dhe të respektueshëm. Në vend që të lejoj këto sulme të ndikojnë tek unë, unë zgjedh të qëndroj e fortë, e qetë dhe e vetëdijshme për vlerën time. Nuk ka nevojë të përfshihem në lojërat e tyre të vogla. Unë do të vazhdoj përpara me kokën lart, duke u përqendruar tek vetja dhe njerëzit që më mbështesin, dhe duke mos lejuar që negativiteti i të tjerëve të më rrëzojë”, shkruan ajo.

klea prenga

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →