I dënuar me 15 vjet burg, Operacionalja arreston në Korçë 57-vjeçarin me 3 mbiemra

i denuar me 15 vjet burg operacionalja arreston ne korce 57 vjecarin me 3 mbiemra
i denuar me 15 vjet burg operacionalja arreston ne korce 57 vjecarin me 3 mbiemra

Operacionalja ka arrestuar në Korçë një shtetas, i dënuar në 2019-ën me 15 vjet heqje lirie. Agron Osmanllari, alias Osmani, alias Meka, 57 vjeç, i lindur në Bilisht, ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës, ndërsa është dënuar për veprën penale të tentativës së vrasjes.

Në vitin 2019, Gjykata e Apelit e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. C..

[embedded content]

Njoftimi nga Policia

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH finalizoi operacionin policor të koduar “Operacionalja 9”.

I dënuar në vitin 2019, me 15 vjet burgim, për një tentativë për vrasje me armë zjarri, si rezultat i punës së inteligjencës policore, arrestohet në Korçë, 57-vjeçari.

Në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 9”, lokalizoi në Korçë, kapi dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim Agron Osmanllari, alias Osmani, alias Meka, 57 vjeç, i lindur në Bilisht.

Në vitin 2019, Gjykata e Apelit e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. C..

Shtetasi Agron Osmanllari alias Osmani alias Meka do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →