I dënuar me 2 vite burg për mashtrim, merr fund arratia e 32-vjeçarit

i denuar me 2 vite burg per mashtrim merr fund arratia e 32 vjecarit
i denuar me 2 vite burg per mashtrim merr fund arratia e 32 vjecarit

Një 32-vjeçar ka përfunduar në pranga teksa ishte në kërkim dhe i dënuar me 2 vite burg për veprën penale të mashtrimit.

Sipas edhe komunikatës nga Policia, i riu u kap në lagjen “Komuna e Parisit”.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/ Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit” u finalizua nga Sektori i Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Fraud”.

Kapet dhe ndalohet një 32-vjeçar i dënuar me 2 vjet burgim, për mashtrim.

Shërbimet e Sektorit për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, në lagjen “Komuna e Parisit”, u kap shtetasi R. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, e ka dënuar me 2 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →