Bota Shqiperia

I dënuar me 4 vite burg, kapet shqiptari në Itali

i denuar me 4 vite burg kapet shqiptari ne itali
i denuar me 4 vite burg kapet shqiptari ne itali

Policia italiane ekzekutoi një urdhër arresti të lëshuar nga Prokuroria Publike e Luças ndaj një shtetasi shqiptar 40-vjeçar pas dënimit të formës së prerë me 4 vite burg për vjedhje banesash, të rënduara nga dhuna ndaj pasurisë dhe numrit të pjesëmarrësve, të kryera në provincat Luça dhe Pistoia.

Arrestimi i kryer nga Skuadra Fluturuese e Luças, vjen pas një hetimi të kryer disa vite më parë ndaj një grupi shqiptarësh, rumunësh dhe italianësh, të cilët kryenin vjedhje banesash, duke hyrë gjatë natës në banesat e viktimave.

Përveç mallrave me vlerë si ar dhe para, ata hoqën edhe çelësat e makinave të cilat u vodhën dhe u dërguan në Romë për t’i hedhur sërish në tregun zyrtar pas ndryshimit të të dhënave të identifikimit.

Në një nga vjedhjet e makinave të kryera, falë ndihmës së Policisë Rrugore, subjektet u identifikuan në Arezzo teksa po furnizonin me karburant një makinë të vjedhur në Luça, lokacioni S. Anna, duke lejuar kështu policinë të marri prova për një sërë vjedhjesh të kryera në këtë krahinë dhe në provincën e Pistoias.

Në fakt ishte një shoqatë kriminale e përbërë nga 8 persona, mes të cilëve shtetas shqiptarë, shtetas rumunë dhe një italian banues në Romë, i dedikuar për vjedhje banesash, me karakter transnacional, ku disa nga sulmet janë kryer në Belgjikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts