A.D., 33 vjeç është shtetasi kosovar i cili është kapur ndaluar në pikën kufitare të Morinës.
Sipas informacioneve nga komunikata, 33-vjeçari rezultonte se ishte shpallur në kërkim nga shteti zvicerian.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet zvicerane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pastrim parash.
Teksa është ndaluar, 33-vjeçari pritet që të ekstradohet
Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare e Morinës ndaloi 1 shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Zvicra, për pastrim parash.
Shërbimet e Policisë Kufitare, krahas zbatimit të marrëveshjes për qarkullimin e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, kanë rritur vigjilencën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare.
Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Zvicër, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua nga Sektori për Hetimin e Krimeve i DVP Kukës, me qëllim ekstradimin në Zvicër, shtetasi kosovar A. D., 33 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet zviceriane i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për pastrim parash.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e 33-vjeçarit, në Zvicër.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co