I dënuar për transport të paligjshëm të emigrantëve, arrestohet 59-vjeçari në Berat

i denuar per transport te paligjshem te emigranteve arrestohet 59 vjecari ne berat

Berat

I dënuar me 6 vjet burgim, për transportim të kundërligjshëm të emigrantëve nga Vendet e Treta, kapet dhe ndalohet 59-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, si rezultat i kontrolleve në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit” dhe në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Agron Ymeraj, 59 vjeç.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë e ka dënuar këtë shtetas, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shtetasi Agron Ymeraj do t’i dorëzohet nga shërbimet e DVP Durrës, Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të kryer pjesën e mbetur të dënimit, 8 muaj e 21 ditë burgim

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co