Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë për Armando Sulejmani, i njohur ndryshe si Çipuri, pjesë e bandës së Gaxhait në Vlorë.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se togat e zeza kanë lënë në burg me afat 2 muaj për Sulejmanin. Ai është arrestuar më 22 shkurt, teksa lëvizte me një mjet me targa të vjedhura. Policia iu vu pas, pasi ai nuk i ndaloi një postblloku.
Sulejmani kishte lidhje të ngushta me Gëzim Sinomatin, i cili u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës së tij në Vlorë, pak kohë më parë. Kujtojmë se “Çipuri” i ka shpëtuar disa atentateve që janë bërë ndaj tij ndër vite.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co