I dha ilaçet gabim pacientes, farmacistja në kërkim, Ish-presidentja e Urdhrit të Farmacistëve: Trafikimi i licencave, rast i përsëritur

i dha ilacet gabim pacientes farmacistja ne kerkim ish presidentja e urdhrit te farmacisteve trafikimi i licencave rast i perseritur
i dha ilacet gabim pacientes farmacistja ne kerkim ish presidentja e urdhrit te farmacisteve trafikimi i licencave rast i perseritur

TIRANE

Rasti i një 22-vjeçarje me profesion farmaciste në Tiranë, e cila i dha ilaçet e gabuara një pacientje, duke i shkaktuar probleme shëndetësore nuk është një rast i izoluar në Shqipëri.

Alarmi ngrihet nga ish-presidentja e Urdhrit të Farmacistëve Diana Toma, e cila deklaron se sot shëndeti i popullatës është i rrezikuar nga disa subjekte që tregtojnë ilaçe, të cilët duke mos gjetur farmacistë, punësojnë persona pa të drejtë të ushtrimit të profesionit.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Diana Toma është trafikimi i licencave, hapja pa kriter e farmacive nga njerëz që nuk kanë lidhje me profesionin e farmacistit dhe si rrjedhojë edhe në subjektet e tyre punësojnë individë që nuk kanë kualifikimin e duhur.

Toma shton se edhe në raste të konstatimit të shkeljeve, masat e marra ndaj këtyre subjekteve që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve është vetëm një gjobë.
Sot, sipas ish-presidentes së Urdhrit të Farmacistëve Diana Toma, disa subjekte që tregtojnë ilaçe janë në mungesë të farmacistëve edhe për shkak të largimit të një vale të profesionistëve në emigrim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →