I dhuroi dy tituj Partizanit, klubi i kuq në zi: Lamtumirë Bejkush Birçe!

i dhuroi dy tituj partizanit klubi i kuq ne zi lamtumire bejkush birce
i dhuroi dy tituj partizanit klubi i kuq ne zi lamtumire bejkush birce

Futbolli shqiptar, por dhe klubi i Partizanit janë në zi për ndarjen nga jeta të Bejkush Birçes, ish trajner i ekipet përfaqësues dhe ish trajner i klubit të kuq. Në drejtimin e tij, Birçe i dhuroi Partizanit dy tituj kampion në vitet 1979 dhe 1981. Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, klubi i Partizanit i shprehu ngushëllimet familjes së madhe të futbollit shqiptar dhe familjarëve të Birçes:

LAMTUMIRË BEJKUSH BIRÇE!

Familja e kuqe dhe futbolli shqiptar humbin një kolos 🙏

Me keqardhje të thellë mësuam sot lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta në moshën 81 vjeçare të ikonës së klubit tonë dhe futbollit shqiptar Bejkush Birçe. Komuniteti i futbollit dhe familja e kuqe humbet një nga njerëzit me më shumë kontribute në futbollin shqiptar, si lojtar, trajner e drejtues.

Birçe pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloj si futbollist dhe më pas si trajner te Partizani skuadër me të cilën fitoi dy tituj kampion radhazi në vitet 1979 dhe 1981 si dhe një trofe të Kupës së Shqipërisë.

Klubi i Futbollit Partizani dhe veçanërisht presidenti Gazment Demi i përcjellin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →