I dyshuar si financues i agjentëve të Mosad, publikohen pamjet e arrestimit në Turqi të shqiptarit/ Detajet

i dyshuar si financues i agjenteve te mosad publikohen pamjet e arrestimit ne turqi te shqiptarit detajet
i dyshuar si financues i agjenteve te mosad publikohen pamjet e arrestimit ne turqi te shqiptarit detajet

Publikohen pamjet e arrestimit të Liridon Rexhepit, shqiptarit nga Kosova, i cili u arrestua nga policia dhe shërbimi sekret turk, si i dyshuar se ka transferuar para te operativët e agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad në Turqi.

Mediat turke raportojnë se Rexhepi kishte hyrë në Turqi më 25 gusht, ndërsa u ndalua të premten e kaluar dhe të martën zyrtarisht u arrestua.

Sipas kësaj agjencie, ai gjatë marrjes në pyetje ka pranuar se ka bërë transferime të parave.

Që nga janari, autoritetet turke kanë arrestuar dhjetëra persona, përfshirë edhe hetues privatë, nën akuzat se kanë mbledhur të dhëna për individë, kryesisht për palestinezë që jetojnë në Turqi, dhe ato të dhëna ia kanë dërguar inteligjencës izraelite.

Izraeli nuk ka komentuar arrestimet e bëra në Turqi.

Që nga nisja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka qenë një prej kritikëve më të zëshëm të veprimeve të ushtrisë izraelite, dhe e ka lavdëruar Hamasin, duke thënë se është një grup çlirimtar.

Në maj, Turqia ndaloi të gjithë tregtinë me Izraelin dhe ka aplikuar që të bëhet pjesë e një rasti të gjenocidit kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Agjenti i supozuar ishte nën vëzhgim
Rexhepi ishte nën vëzhgim që nga hyrja e tij në Turqi më 25 gusht, thuhet në deklaratën e MIT. Ai supozohet se ka lehtësuar transfertat financiare nga vendet e Evropës Lindore, kryesisht Kosova, te agjentët e Mossad-it në Turqi.

Në deklaratë thuhet se fondet e transferuara nga Rexhepi janë përdorur për mbledhjen e inteligjencës në Siri, kryerjen e operacioneve psikologjike kundër palestinezëve dhe koordinimin e operacioneve të lidhura me dronët.

Rexhepi përdori shërbimet e transferimit të parave për të transferuar fonde në Turqi. Fondet iu shpërndanë operativëve në terren, të cilët, nga ana tjetër, kanalizuan një pjesë të parave në asete në Siri, shpesh duke përdorur kriptovaluta për këto transaksione, thanë burimet.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →