Zyrtarja lartë i OKB-së në sektorin e çështjeve humane, Joyce Msuya, ka akuzuar forcat izraelite se kanë treguar “mospërfillje ndaj humanizmit bazë” në operacionet e tyre të fundit në Gazën veriore.
“Ajo që forcat izraelite po bëjnë në Gazën e Veriut të rrethuar nuk mund të lejohet të vazhdojë,” tha ajo në një deklaratë në mediat sociale, duke theksuar se spitalet janë goditur, punonjësit e shëndetësisë janë ndaluar, strehimoret janë djegur dhe se ekipet e terrenit për ndihmën e parë janë penguar të shpëtojnë njerëzit.
“Qindra palestinezë janë vrarë dhe dhjetëra mijëra janë detyruar të largohen… Një shpërfillje e tillë për humanizmin dhe për ligjet e luftës duhet të ndalet”.”, shkruan ndër të tjera zyrtarja e lartë e OKB-së.
Ajo gjithashtu thotë se “e gjithë popullsia e Gazës veriore është në prag të vdekjes”.
Izraeli filloi një tjetër ofensivë ushtarake në Gazën veriore në fillim të këtij muaji, duke thënë se qëllim kishte të parandalonte luftëtarët e Hamasit nga rigrupimi.