I grabiti me dhunë 400 euro punonjësit të një lavazhi, arrestohet 19-vjeçari!

i grabiti me dhune 400 euro punonjesit te nje lavazhi arrestohet 19 vjecari











































Një 19-vjeçar është arrestuar pasi i grabiti me dhunë 400 euro punonjësit të një lavazhi në Sarandë.
policia sarandeSipas policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se i riu më datë 31 dhjetor 2024, i ka vjedhur me dhunë shumën prej 400 eurosh një punonjësi lavazhi në lagjen nr. 3, Sarandë.

Njoftimi i policisë:

I vodhi me dhunë 400 euro punonjësit të një lavazhi, kapet dhe ndalohet 19-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e rasteve të ndodhura dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, organizuan punën për identifikimin dhe ndalimin e autorit të një rasti të vjedhjes me dhunë në qytetin e Sarandës.

Si rezultat, u bë i mundur ndalimi i shtetasit:

I. A., 19 vjeç, banues në Sarandë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, por më datë 31.12.2024, në lagjen nr. 3, Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shumën prej 400 eurosh një punonjësi lavazhi.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →