Një 50-vjeçar u arrestua në kushtet e flagrancës nga policia e Beratit pasi i grabiti një varëse nga qafa një të mituri. Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit të Beratit, raportoi për Balkanweb gazetarja Eneida Petova.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Komisariati i Policisë Berat arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 50 vjeç, banues në Berat, pasi në pedonalen e qytetit, i ka marrë varësen nga qafa, një 14-vjeçari.
Komisariati i Policisë Kuçovë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin X. P., banues në fshatin Kozare, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co