Është zbardhur dëshmia e oficerit të krimeve, Vilson Zhuri, të cilit iu vendos një sasi tritoli në derën e banesës në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Efektivi Zhuri ka deklaruar për kolegët e tij se nuk ka konflikte me persona, por dyshon se ngjarja lidhet për shkak të detyrës që ushtron.
Prej dy vitesh, Vilson Zhui punon si oficer krimesh në njësinë Pult të Dukagjinit dhe sipas burimeve policore sulmi me tritol mund të ketë lidhje me parcelat e drogës në këtë zonë. Efektivi herë pas here ka raportuar lidhur me këto parcela droge.
Ngjarja ndodhi rreth orës 03:10 të mëngjesit në lagjen “Tepe”. Dy persona ende të paidentifikuar vendosen një sasi tritoli në derën e shtëpisë së policit.
Nga shpërthimi nga vetëm dëme materiale, ndërsa familja Zhuri ndodheshin brenda banesës në gjumë në atë moment janë zgjuar menjëherë pasi kanë dëgjuar zhurmën.
Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë duke nisur hetimet paraprake. Në banesën e efektivit ka kamera sigurie dhe policia i ka sekuestruar duke bërë kçyrjen e tyre.
Nga pamjet e kamerave dallohen dy persona me motorr dhe skafandra në kokë të cilët vendosin tritolin dhe më pas largohen me shpejtësi në drejtim të paditur duke mos lënë gjurmë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co