I huazuar te Brighton, Ansu Fati nuk “ndez”, shqetësohet Barcelona

i huazuar te brighton ansu fati nuk ndez shqetesohet barcelona
i huazuar te brighton ansu fati nuk ndez shqetesohet barcelona

Situata e Ansu Fatit në Brighton vazhdon të shkaktojë shqetësim te Barcelona. Sulmuesi i talentuar, i huazuar nga klubi katalanas duket se nuk do ta gjejë vendin e tij në skuadrën angleze dhe ngjarjet e fundit vetëm sa shtojnë dyshimet për të ardhmen.

Pengesa e fundit për Fatin erdhi në ndeshjen ndaj Liverpoolit, ku nga stoli ishte dëshmitar i një disfate tjetër për Brighton. Edhe pse pas kësaj sfide,  pritej që trajneri Roberto De Zerbi t’i jepte mundësinë kundër Brentfordit, ai u përjashtua çuditërisht nga skuadra, së bashku me Valentín Barco.

Shpjegimet e De Zerbit për këtë vendim vetëm sa nxitën spekulime. Pretendohej se mungesa e Fatit nuk ishte për shkak të problemeve fizike, por një strategji që ai të punonte për përmirësimin e gjendjes fizike.

Me vetëm 9 ndeshje si titullar në 23  takime në total dhe katër gola të shënuar gjatë gjithë sezonit, situata e Fatit duket gjithnjë e më e ndërlikuar. De Zerbi thekson nevojën për të përmirësuar përformancën, gjendjen fizike dhe mentalitetin e tij për të luajtur një rol të spikatur në Premier League.

Për Barcelonën, mungesa e shkëlqimit të Fatit në Premier League shkakton shqetësim. Fati, i cili u rikthye nga një dëmtim muskulor në fund të nëntorit, dukej se ishte në gjendje të tregojë më të mirën e tij, por diçka e tillë nuk ndodhi. Barcelona shpresonte në një periudhë pozitive të lojtarit te Brighton, çka do bënte që klubi i La Liga të kërkonte një shifër të kripur për kartonin e Ansu Fatit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →