I mumifikuar dhe në gjendje perfekte konservimi. Kështu u gjet trupi i një alpinisti amerikan i zhdukur 22 vjet më parë në një majë në Peru. Shkrirja e akullit të shkaktuar nga ndryshimet klimatike bëri që kufoma të “shfaqet”.
Konfirmimi vjen nga policia e vendit të Andeve: është William Stampfl, i cili ndërroi jetë në qershor 2002, në moshën 59-vjeçare, pasi një ortek kishte pushtuar ekspeditën e tij në malin Huascaran, mbi 6700 metra. Kërkimet kishin rezultuar të kota.
Trupi, rrobat dhe çizmet e tij ishin ruajtur nga të ftohtit dhe u gjetën në vargmalin Cordillera Blanca të Andeve. Pasaporta e tij u gjet mes sendeve personale në gjendje perfekte, duke lejuar policinë ta identifikonte menjëherë.
Në fillim të qershorit, trupi i pajetë i Tomas Franchini, një alpinist dhe udhërrëfyes malor 35-vjeçar nga Madonna di Campiglio, i zhdukur pas rënies nga faqja veri-lindore e Cashan, u gjet në Andet peruane.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co