“I kam dhënë deponimet e mia aty ku duhet”- Edmond Haxhinasto rreth 4 orë në SPAK, ja çfarë tha ish-ministri

i kam dhene deponimet e mia aty ku duhet edmond haxhinasto rreth 4 ore ne spak ja cfare tha ish ministri
i kam dhene deponimet e mia aty ku duhet edmond haxhinasto rreth 4 ore ne spak ja cfare tha ish ministri








































Për rreth 4 orë ish ministri Edmond Haxhinasto është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK.

Në përfundim, ish ministri i Transportit dhe Infrastrukturës ka deklaruar se është pyetur për disa çështje.

“U pyeta si dëshmitar për disa çështje të caktuara. Deponimet e mia i kam dhënë aty ku duhet”, tha shkurt Haxhinasto.

Nuk dihet saktësisht se për çfarë çështjesh është pyetur Edmond Haxhinasto, por kujtojme që emri i tij ka dalë në dosjen ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-bashkëshortes së tij, deputetes Monika Kryemadhi.

Edmond Haxhinasto u “tradhtua” nga bisedat e zbuluara në telefonin e Monika Kryemadhit.

Po ashtu Edmond Haxhinasto ka mbajtur postin e Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës i Shqipërisë nga viti 2013 deri në 2016.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →