“I kam duart e prera”- Akuzohet se bashkë me Noizyn ka dhunuar Medi Isenin, Stresi tregon momentin e përleshjes: Situata doli jashtë kontrollit, ishim 30 vetë! Ja si nisi sherri

i kam duart e prera akuzohet se bashke me noizyn ka dhunuar medi isenin stresi tregon momentin e perleshjes situata doli jashte kontrollit ishim 30 vete ja si nisi sherri





































Reperi i njohur Stresi, ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen në një klub nate në Pejë, ku ai dhe reperi tjetër, Noizy akuzohen se kanë dhunuar bashkë me grupin e tyre, personazhin e njohur në TikTok, Medi Iseni.

medi-iseni-noizy-stresi

Në një intervistë, Stresi është shprehur se konflikti mes trye ka nisur menjëherë pas performancës së Noizyt në klubin në fjalë, dhe situata ka dalë jashtë kontrollit, dhe sipas tij, kanë filluar që të përleshen me njëri-tjetrin dhe nuk kanë pasur mundësi që të komunikojnë.

Stresi ka thënë se bashkë me Noizyn nuk e kanë prekur asnjërin prej tyre, e as personin e keqtrajtuar, Medi Isenin.

“Kur ka ardhur, ka ardhur vetë i treti. Kur Noizy ka përfunduar, aty kemi qenë 30 veta. Një ka dalë ka thënë, a mua ma ke sharë gruan, aty ka nisur e gjithë situata, kanë qenë 30 veta. Dhe ka eskaluar situata krejt. Ka nisur diçka që nuk kemi mundur as të reagojmë. Unë nuk jam as servil i Noizyt, as servil i kërkujt. Akuzat që janë bërë ndaj Noizyt që e ka prek, as nuk ka pasur mundësi as me prek. I kam duart e prera, shenja akoma që kam hyrë me i nda”, tha ai për Klan Kosova.

Ndër të tjera, ai ka treguar se të ngërmesën pas ngjarjes ai është thirrur nga polica për tu paraqitur për të dhënë dëshmi si dëshmitar, por ai nuk ka shkuar.

“Me ka marr policia të nesërmen në telefon, a po vjen të na japësh në deklaratë për ngjarjen, pro në nuk u hamë këto fore. Ndaj kam menduar se kam urdhër arrest. Kërkuan deklaratë si dëshmitar dhe unë se kam besuar. Deklaratën nuk e kam dhënë, do e jap avokati. Nuk e ka prek askush prej nesh”, tha ai.

LEXO EDHE: “Nuk jam në arrati”- Në kërkim nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se dhunoi personazhin e TikTok, reagon sërish Noizy: S’kam lidhje me ngjarjen, më është ngritur kurth!

Rrëfimi i Stresit:

“Personi në fjalë, që është keqtrajtuar ka kontaktuar babanë tim në Zvicër me gjithë të atin e tij sepse këta shajnë gjithë dimrit dhe duan të vijnë verës të pajtohen.

Kjo është e vërteta. Unë kam qenë në Sarandë kur më ka thirrur babai im më ka thënë që do me të takuar ky djali. I kam thënë unë nuk dua të takohem me të njeri, nuk dua ta shoh me sy. Edhe nëse do ta kisha prerë në besë, e kisha prerë në besë qysh në Tiranë. Ky është realiteti. Ka ardhur këtu, babai i Medit e ka thirrur familjen time. Babai im i ka thënë në Shqipëri nuk të prek askush, vazhdo.

Kur kam shkuar në Pejë me performu me Noizyn, ku ka dalë live dhe ka thënë “do shkon nesër do bëj stila”, një natë më parë kemi dalë edhe bashkë live, në vend që të shuajë muhabetin edhe me Noizyn që ia ka sharë familjen. Të nesërmen kur ka ardhur i kemi thënë hajde se mundemi të flasim. Kur ka ardhur, ka ardhur vetë i treti. Kur Noizy ka përfunduar, aty kemi qenë 30 veta. Një ka dalë ka thënë, a mua ma ke sharë gruan, aty ka nisur e gjithë situata, kanë qenë 30 veta. Dhe ka eskaluar situata krejt. Ka nisur diçka që nuk kemi mundur as të reagojmë. Unë nuk jam as servil i Noizyt, as servil i kërkujt. Akuzat që janë bërë ndaj Noizyt që e ka prek, as nuk ka pasur mundësi as me prek.

I kam duart e prera, shenja akoma që kam hyrë me i nda. Kam ngrën gota e prerje në gisht. Unë jam ai që kam thënë  mos, mos. Ata njerëzit që ishin me Medin, edhe ata e kanë mbrojtur atë. Ne më pas kemi ikur drejt Prishtinës. Me ka marr policia të nesërmen në telefon, a po vjen të na japësh në deklaratë për ngjarjen, pro në nuk u hamë këto fore. Ndaj kam menduar se kam urdhër arrest. Kërkuan deklaratë si dëshmitar dhe unë se kam besuar. Deklaratën nuk e kam dhënë, do e jap avokati. Nuk e ka prek askush prej nesh.

LEXO EDHE: “Nuk jam në arrati”- Në kërkim nga Policia e Kosovës pasi dyshohet se dhunoi personazhin e TikTok, reagon sërish Noizy: S’kam lidhje me ngjarjen, më është ngritur kurth!

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →