I katërti në radhë/ “Parandaloni fatkeqësinë!”, kongresmeni demokrat thirrje Biden: Hiq dorë nga gara presidenciale

i katerti ne radhe parandaloni fatkeqesine kongresmeni demokrat thirrje biden hiq dore nga gara presidenciale
i katerti ne radhe parandaloni fatkeqesine kongresmeni demokrat thirrje biden hiq dore nga gara presidenciale

Mike Quigley është bërë kongresmeni i katërt demokrat që i kërkon presidentit amerikan Joe Biden që të largohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë, katër muaj para zgjedhjeve presidenciale.

Duke folur në MSNBC, deputeti Mike Quigley, i cili përfaqëson Illinois në Dhomën e Përfaqësuesve, pranon se Presidentit Biden i detyrohet “mirënjohje”, por thekson se “e vetmja gjë që mund të bësh tani” për të “parandaluar fatkeqësinë absolute”, është “hapi” drejt heqjes dorë nga kandidimi.

Tre kongresmenë të tjerë demokratë që i kanë bërë thirrje Presidentit Biden të largohet nga gara zgjedhore janë Lloyd Doggett (Texas), Raul Grijalva (Arizona) dhe Seth Moulton (Masachusetts). Përballë Biden do të garojë republikani Donald Trump.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →