Podcast-i i shumëpërfolur i Afrona Dikës dhe Bleros, më në fund, u publikua dhe intervista, nga fillimi në fund, tërësisht emocionale, u përcoll e tillë edhe në publik. Ky i fundit, me gjithë dashamirësinë, ka uruar, pse jo, edhe një ribashkim mes dy ish-bashkëshortëve që folën pa doreza për gjërat që nuk i bënë si duhet, për reflektimet pas divorcit dhe, mbi të gjitha, për guximin që patën për t’ua treguar të gjithëve ndjesitë e tyre.
Por, nga sa duket, të dy kanë qenë të qartë. Ribashkim nuk do të ketë.
Afrona Dika ka folur pas podcast-it për ‘Kosova Today’ dhe ka treguar se ata të dy kanë dashur të japin një shembull të mirë të dy njerëzve të rritur dhe të qytetëruar.
“Kemi pasur një bisedë dyorëshe përpara, jemi sqaruar për të gjitha gjërat. Edhe në fund lindi shumë natyrshëm. Nuk mund të them se ka qenë as ideja ime e as e Bleros. Nuk e kemi pasur bllok njëri-tjetrin. Ka qenë një bisedë që e kemi pasur nevojë të dy. Mendoj që gjithmonë duhet të ndahesh në të mirë. Të gjitha i kemi thënë në podcast”,- tha ajo duke shtuar se gjithçka kanë dashur ishte të flisnin hapur.
“Me rëndësi kemi qenë shumë të sinqertë, kemi dalë mirë. Kemi dashur të flasim haptazi. Thjesht kemi folur, kemi sqaruar gjërat, erdhëm me një pikë që të flasim në podcast”.
Por Afrona e mohoi kategorikisht një ribashkim: “Nuk është që do të ribashkohemi. Kemi ndarët rrugët me njëri-tjetrin”.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co