“I kemi të gjitha instrumentet për ta vendosur para drejtësisë”/ Balla flet për ekstradimin e Durim Bamit nga Dubai: Po vlerësohet dosja e SPAK

i kemi te gjitha instrumentet per ta vendosur para drejtesise balla flet per ekstradimin e durim bamit nga dubai po vleresohet dosja e spak
i kemi te gjitha instrumentet per ta vendosur para drejtesise balla flet per ekstradimin e durim bamit nga dubai po vleresohet dosja e spak

I shumëkërkuari nga SPAK, Durim Bami u arrestua në Dubai një javë më parë pasi doli në bisedat e zbërthyera të aplikacionit SKY ku rezultoi se kishte krijuar kushtet për vrasjen në tentativë të ish-deputetit Arben Ndoka e Hektor Xheçukës si dhe në ekzekutimin e Erigers Mihasit, i njohur si “ushtari” i Ervis Martinajt, në zonën e Astirit. Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur sot për ekstradimin e tij. Balla tha për gazetarët se ekzistojnë të gjitha instrumentet për ta vendosur Bamin para drejtësisë. Ai tha se po vlerësohet dokumentacioni i përgatitur nga SPAK. Ministri i Brendshëm shtoi gjithashtu se Emiratet apoo Dubai nuk do të jenë më oaze që garantojnë paprekshmërinë e njerëzve të botës së krimit.

“Kjo është diçka për të cilën ne jemi në kontakt me autoritetet policore të Emirateve të Bashkuara Arabe me të cilët kemi një komunikim të shkëlqyer dhe që dua ta them shumë qartë se jemi në fazën e vlerësimit të dokumentacionit të përgatitur nga SPAK, nga pala e Emirateve të Bashkuara Arabe. Gjithë provat e paraqitura nga pala shqiptare, do të vlerësohen nga autoritetet gjyqësore të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe unë jam i bindur se kjo qasje e krijuar se Emiratet apo Dubai është një oaz ku mund t’i shpëtosh përballjes me drejtësinë, dhe autoritetet e këtij vendi mik e kuptojnë qartë se raste si rastin që ju përmendët, i kemi të gjitha instrumentet për ta vendosur para drejtësisë shqiptare”, u shpreh Balla.

Nga ana tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku u shpreh se vendimet gjyqësore të vendeve përkatëse prevalojnë dhe se nuk është e domosdoshme marrëveshja e ekstradimit.

“Marrëveshjet e ekstradimit që shteti shqiptar, Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme që vendos me vendet evropiane dhe më gjëra kanë të bëjnë me të drejtën e shtetit shqiptar për të ekstraduar me qytetarët e vet. Për të gjithë personat e shpallur në kërkim ndërkombëtar, drejtësia shqiptare nuk ka nevojë për marrëveshje ekstradimi, janë dhe prevalojnë vendimet gjyqësore të vendeve përkatëse”, tha ai.

Komunikimi me mediat i Ballaës

Balla: Në karrierën e tyre deri në nivelet më të larta drejtuese të Policisë së Shtetit pa harruar që gjithmonë fokusi im si Ministër i Brendshëm mbetet edhe pjesa e trajtimit të duhur financiar dhe vlerësimit të punës së punonjësve të Policisë së Shtetit. Ka një moment tjetër që besoj që të gjithë e dini tani më, lidhet me le të themi me një ndarje përfundimtare ose të bllokimit të çdo lloj ndërhyrje sa i përket procesit të emërimeve brenda Policisë së Shtetit. Kemi krijuar disa struktura të reja brenda DPPSH, të cilat bëjnë vlerësimin dhe ndihmojnë Drejtorin e Përgjithshëm në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve në pozicionet drejtuese dhe kemi futur dhe konceptin e mandatit, pra jo vetëm Drejtor i Përgjithshëm ka një mandat të caktuar kohor, jo vetëm Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, por edhe drejtorët e drejtorive vendore të policisë kanë dhe ata një mandat i cili ndërlidhet natyrshëm me performancën, por duam që të garantojmë një strukturë policore dhe drejtues të policisë në nivel vendor, të cilët të jenë të sigurt dhe të jenë të fortë dhe udhëheqës në atë mandat që kanë për të garantuar rendin, luftë më efikase kundër çdo lloj forme kriminaliteti, dhe mendoj që ligji i ri do të përputhet me pritshmëritë tona për të vazhduar dhe thelluar progresin e arritur deri më tani në këtë revansh të luftës tonë kundër krimit dhe mbi të gjitha për konsolidimin dhe certifikimin të Shqipërisë sonë si një vend me një siguri publike mbresëlënëse.

Pyetje: Ligji i aseteve z. Balla çfarë është?
Balla: Zyra e Rikuperimit të Aseteve është një instrument shumë i rëndësishëm brenda PSH, e cila do të gjurmojë pasuritë e fshehura nga të krijuara nga aktivitete kriminale dhe nga korrupsioni është një model i mirë në disa prej vendeve të BE. Ne e kemi vendosur këtë si një prej atyre objektivave tona të rëndësishëm në kuadër të rrugës së anëtarësimit të Shqipërisë në BE teknikisht është diçka që i kishte munguar strukturës së PSH sa i përket pjesës që na takon me luftën kundër krimit të organizuar, parimi ndiq parat është një parimi i cili rezulton të jetë i suksesshëm në luftën kundër krimit të të gjitha formave të krimit, jo vetëm krimit të organizuar dhe mos harroni asnjëherë që edhe nga rezultatet e deri më tanishme kuptojmë qartë se na duhet një punë hetimore më efikase për të identifikuar, gjetur dhe konfiskuar asete apo llogari bankare apo gjithçka tjetër që krimi ka përfituar ose ka krijuar për shkak të aktiviteteve kriminale sikurse e patë edhe partnerët edhe BE dhe SHBA dhe të gjithë partnerët e tjerë në këtë tryezë të rëndësishme sot të koordinimit me donatorët e kanë mbështetur, presim le të themi nga Komisioni Europian leximin e fundit të draftit më pas ta kalojmë në qeveri dhe në Kuvendin e Shqipërisë ku shpresoj që do të kemi mbështetjen edhe të opozitës në këtë përpjeke për të intensifikuar luftën tonë kundër krimit të organizuar. Sa i përket tryezës së sotme mendoj që është një moment i rëndësishëm nuk mungonte asnjë prej partnerëve dhe donatorëve që mbështesin MB, mbështesin PSH kemi një fokus tani më të rilindur do ta quaja sa i përket Akademisë së Sigurisë. Kemi një Akademi Sigurie, e cila jo vetëm të prodhoj oficerët e rinj të policisë por ta ndërlidhim AS me punën e përditshme të PSH.

Të mos harrojmë asnjëherë se sa kohë që kriminaliteti përshtat aktivitetin e vetë ose le të themi aplikon teknologji të ndryshme, na duhet edhe ne të aplikojmë ose le të themi të krijojmë njohuritë e nevojshme tek çdo punonjës i PSH sa i përket përballjes së përditshme në luftën kundër krimit dhe e fundit sikurse ju kemi bërë me dije po punojmë me një nga partnerët me Republikën Federale Gjermane për të pasur brenda PSH një sistem të ri komunikimi duke mos përdorur aplikacionet e njohura deri më tani që përdoren nga të gjithë, por të kemi një aplikacion tonin të komunikimit, i cili të monitorojë çdo lloj forme komunikimi brenda PSH, e gjej rastin ta falënderoj Qeverinë Gjermane për mbështetjen, zbatimi i së cilit do të jetë brenda pak kohësh.

Pyetje: Z. Ministër edhe një pyetje në Dubai me një vend që Shqipëria nuk e ka një marrëveshje ekstradimi së fundmi janë kapur 6 persona që në fakt janë lënë të lirë për shkak të mungesës se ekstradimit, ndërkohë së fundmi është kapur edhe një person të shpallur në kërkim siç është Durim Bami sa janë gjasat që Shqipëria mund të bëj një proces siç e keni quar edhe ju dëbimi me ndihmën e INTERPOL për të sjell Durim Bamin në Shqipëri?
Balla: Kjo është diçka për të cilën ne jemi në kontakt të përditshëm me autoritete policore të EBA, me të cilët kemi një komunikim të shkëlqyer dhe që dua ta them shumë qartë që jemi në fazën e përgatitjes të dokumentacionit të përgatitur nga Prokuroria e Posaçme nga pala e EBA mos harroni që edhe ata kanë ato procedurat e tyre gjyqësore, pra gjithë provat e paraqitura nga pala shqiptare do të vlerësohen nga autoritete gjyqësore të EBA dhe unë jam i bindur që kjo qasje e krijuar se EBA janë, apo Dubai në mënyrë të veçantë është një oaz ku mund t’i shpëtosh përballjes me drejtësinë, jo vetëm me drejtësinë shqiptare por me drejtësinë e shumë vendeve edhe autoritete e këtij vendi mik e kuptojnë qartë që në rast si rasti që ju përmendët i kemi të gjitha instrumentet për ta tejkaluar dhe për ta vendosur jo vetëm këtë person, por edhe persona të tjerë përpara drejtësisë shqiptare.

Ne do të bëjmë gjithçka që ka të bëjë me synimin tonë themelor. Synimi ynë është që të garantojmë që çdo qytetar shqiptar të ketë besim të policia dhe forcimi i këtij besimi lidhet me përpjekjet tona për të çuar më tej procesin e vetëpastrimit të policisë, ka të bëjë me përpjekjet tona për të garantuar paga më të mira dhe trajtim më të duhur financiar për punonjësit e policisë, por dhe punonjësit e policisë duhet të kuptojnë që gjithçka që i kemi kërkuar që lidhet me zbatimin e Kodit Etik dhe që brenda zbatimit të këtij Kodi Etik lidhet me shmangien e çdo lloji kontakti të papërshtatshëm, me sjelljen e duhur, me komunikimin e duhur, mjafton një komunikim jo i përshtatshëm apo një sjellje jo e duhur për t’i shkaktuar organizatës së Policisë së Shtetit një dëm të parikuperueshëm për sa i përket besimit të qytetarit dhe mos harroni asnjëherë gjithçka lidhet edhe me imazhin e Shqipërisë sonë.

Janë 14 milion qytetarë të huaj që vizitojnë Shqipërinë mjafton një sjellje jo e duhur e një punonjësi të policisë në marrëdhënie me njërin prej tyre dhe pastaj ndoshta dhe një interpretim keqdashës nga një media e caktuar për ta shkatërruar gjithë punën që bëhet nga ana e organizatës së PSH. Mendoj që të gjithë duhet ta themi me zë të lartë që rezultatet e PSH janë rezultate të cilat meritojnë respekt, por qoftë unë qoftë DPPSH, e dimë shumë mirë që jemi ende shumë larg asaj që duhet të jemi si objekti për ta çuar PSH si institucioni më i besuar në vend.

Prandaj gjithë këto përpjekje që bëhen nga DPPSH, nga Drejtoria e Standardeve brenda PSH, nga AMP dhe pastaj gjithë pjesa që lidhet me ato kompetenca që ka Ministri i Brendshëm në kuadër të detyrave të veta funksionale ka të bëj pikërisht për ta forcuar gardhin, kontrollin që lidhet me sjelljen e punonjësve të PSH. Kështu që mos e shihni këtë ke skepticizëm, nuk besoj se i qani hallin punonjësve të policisë që duhet të plotësojnë sa më shumë formular se mos harroni asnjëherë se, besoj që historia ka treguar që kur vetëdeklarimi ndërlidhet me faktin pastaj bie në kurth, kështu që ata që gënjejnë do t’i kapi çarku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →