Sport

” I kërkoj falje publikut”, Brdariç pas disfatës së Vllaznisë: Ndoshta duhet të sjellim lojtarë të tjerë në ekip

i kerkoj falje publikut brdaric pas disfates se vllaznise ndoshta duhet te sjellim lojtare te tjere ne ekip
i kerkoj falje publikut brdaric pas disfates se vllaznise ndoshta duhet te sjellim lojtare te tjere ne ekip

Vllaznia është eleminuar nga Conference League. Kjo pas fitores 0 me 4 të Valur në “Loro Boriçi”. Islandezët e patën gjithçka të lehtë. 3 gola i shënuan që në pjesën e parë duke likuiduar fitoren. Goli i shënuar në pjesën e dytë pati vlerë vetëm për statistika. Pas ndeshjes foli për mediet trajneri i Vllaznisë Thomas Brdaric.

“Fillimisht duhet t’u kërkoj falje të gjithëve, tifozëve, zyrtarëve të klubit, punonjësve që ishin në stadium, njerëzve që janë rrotull e që punojnë për Vllazninë. Kjo sot ishte absolutisht një nën performancë dhe është e dhimbshme. Ishte krejtësisht ndryshe ajo që dëshironim të paraqitnim. Pas ndeshjes duhet të jemi shumë të qetë, të mos shkatërrojmë veten tonë, sepse në 5-6 javët e fundit, ekipi punoi shumë mirë dhe sot, ishte një ditë në këto 6 javë që nuk mendoja se mund të ndodhte.

Ne menduam se kishim avantazh që luanim në shtëpinë tonë. Por kur e fillon si e nisëm ne sot, pa agresivitet, pa mbajtje topi, vetëm top i gjatë… Në fillim nuk e kuptova planin tonë të ndeshjes, se si duam të luajmë futboll dhe nuk ndodhi asgjë nga ajo që kishim diskutuar. Këtë i thashë lojtarëve në fund të pjesës së parë, që kisha shkruar diçka dhe nuk e pashë. Kjo është ajo që duhet të diskutojmë se dua t’i përfshij të gjithë në planet tona. Kush është më mira për Vllazninë, në fushë, si ndjehen, çfarë po bëjmë. Ndaj siç e thashë, çfarë ndodhi sot, nuk duhet të ndodhë më. Kjo është e papranueshme dhe ne duhet të shohim se çfarë shkoi keq sot.

Ne kemi të gjithë kohën që duhet për të reflektuar. Puna ime nuk është vetëm të vras këdo, puna ime është që të ruaj lojtarët, planin tonë që kemi me Vllazninë. Ndaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm sot me vlerësimin dhe gjykimin për lojën sepse secili është i mërzitur. Por duhet të mbajmë kokën lart, të vazhdojmë para edhe pse ishte e vështirë sot.
Merkato? Pas ndeshjes, të flasësh për përforcime, nuk është dita për këtë. Por padyshim nuk mendoj se jemi duke fjetur jashtë fushës së lojës.

Ndoshta duhen sjellë lojtarë të tjerë, duhet të ulemi bashkë në ditët e ardhshme që të shohim se me cilët lojtarë do të vazhdojmë këtë sezon dhe do të kemi mundësitë nëpërmjet skautimit që të afrojmë ndonjë lojtar në javët në vijim. Nuk është koha të flasësh shumë, do të flasim me lojtarët më vonë, kur të shkoj në dhomat e zhveshjes, do të tregoj diçka rreth mendimeve të mia. Por nuk dua të dëmtoj lojtarët e mi se ndodh në jetë që kur gjërat shkojnë keq, askush nuk e pranon. Por ne duhet të jemi të qartë në mendjen tonë”, u shpreh Brdaric.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts