Kilian Mbape ka qenë një nga emrat më prezent në mediat ndërkombëtare në periudhën kur ishe te PSG, si dhe një nga liderët e përfaqësueses së Francës. Por që me kalimin te Real Madrid në verë, situata ka ndryshuar plotësisht dhe lojtari ka “qepur gojën”.
Sulmuesi është zhdukur nga grumbullimet e Francës dhe kritikat për formën me përfaqësuesen, janë pasqyruar herë pas herë edhe te ajo që bën te Real Madrid. Kësisoj, rezulton se që kur ka shkuar te madrilenët në korrik, Mbape ka folur vetëm dy herë para mediave. Një herë ishte pas një ndeshje të La Liga ndaj Betisit, ndërsa hera tjetër para sfidës me Italinë në shtator në Ligën e Kombeve.
Në Francë e cilësojnë të pazakontë këtë heshtje të futbollistit më të mirë francez, sidomos pas polemikave të lindura kohët e fundit duke vënë në dyshim dëshirën e tij për të luajtur me përfaqësuesen. Megjithatë, është mësuar se mungesa e tij këtë radhë në ndeshjet e Ligës së Kombeve, ka ardhur për dëshirë të Deshamp, i cili ka vlerësuar se Mbape i nevojitej pak qetësi në një periudhë kur nuk duket në formën më optimale.
PANORAMASPORT.AL