Edhe pse dy penallti të tij ndaj Zvicrës në eliminatoret e Botërorit të kaluar e lanë Italinë jashtë aventurës në “Katar 2022”, Zhorzhinjo ishte pa dyshim një nga arkitektët e suksesit të fitimit të “Euro 2020” nga ana e “Axurrëve” dhe lojtari që eliminoi Spanjën në gjysmëfinale, pas lotarisë së penalltive.
“E kujtoj ende shumë mirë atë ndeshje dhe mendoj se ishte sfida më e vuajtur e atij Europiani të fituar nga ne, ndonëse në të njëjtën kohë ishte edhe dueli më special, ai që do të kujtoj përjetë. Kur mendoj për penalltinë që unë dërgova në rrjetë, me vijnë ende drithërimat, por realisht shpresoj që ato emocione t’i shijojmë edhe në fund të kësaj sfide të radhe me Spanjën.
Po përgatitemi shumë mirë këto ditë, pasi si gjithmonë do të jetë një betejë e fortë, por me ndryshimin e madh se tashmë me Spaletin si trajner, si ne ashtu sikurse edhe Spanja kërkojmë që të zotërojmë sa më shumë topin dhe fushën. Spaleti është një trajner që të urdhëron edhe lojën e bukur përveç rezultatit dhe ne duam që ta bëjmë të lumtur dhe krenar, ashtu sikurse të gjithë tifozërinë tonë. Do të jetë një duel në të cilin detajet do të bëjnë diferencën, por mendoj se do të jemi gati dhe në fund do të jetë një ndeshje spektakolare. Si fitohen ndeshje si kjo?
E para duke zbritur të qetë dhe të jemi të duruar për të pritur momentin e duhur për të shfrytëzuar defektet e Spanjës. Nuk ekziston asnjë skuadër perfekte në planet, por në fund fiton ajo që gabon më pak dhe ne duhet të tregohemi të zgjuar, të saktë dhe cinikë, për t’ia dalë ndaj Spanjës dhe për të shkuar sa më larg në këtë Europian”, nënvizoi zëvendëskapiteni i Italisë, Zhorzhinjo.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co