I mituri rrëzohet aksidentalisht nga kati i dytë i banesës, 8-vjeçari ndërron jetë në spital

i mituri rrezohet aksidentalisht nga kati i dyte i baneses 8 vjecari nderron jete ne spital



































Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Bathores mbrëmjen e djeshme (23 korrik), ku një i mitur aksidentalisht është rrëzuar nga kati i dytë i banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.

ambulance

Policia thotë se ngjarja është regjistruar në orën 22:30, ndërsa i mituri u transportua në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.

“Më datë 23.07.2024, rreth orës 22:30, në Bathore, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e katit të dytë e banesës, një i mitur i moshës 8 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Si pasojë e dëmtimeve të marra i mituri ka ndërruar jetë në spital”, thote policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →